;)

Romani “Të jetosh në ishull” botohet si libër xhepi

Pas suksesit të paarritshëm në të gjitha kohërat nga asnjë roman tjetër, me 25 mijë kopje të shitura të botimit të tij të parë, për herë të parë sot në një aktivitet romani "Të jetosh në ishull" i Ben Blushit, prezantohet në një format të ri xhepi.  

Për romanin "Otello, Arapi i Vlorës", Ben Blushi u vlerësua me "Shkrimtari i vitit 2009" nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, dhe me çmimin "Petro Marko" nga Ministria e Kulturës.  

Të dy romanet e shkrimtarit politikan kanë marrë vlerësime nga shkrimtarë të tjerë të njohur.  

I pari  përveç rekordit të shitjeve, hapi edhe një debat të madh.  

Reagimi i parë asokohe erdhi prej nënkryetarit të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Saimir Rusheku, i cili e trajton shkrimin e tij si një vështrim kritik, sidomos mbi linjën që trajton çështjet e përqafimit të islamit prej shqiptarëve.  

Autori e ka marrë temën nga Historia e Shqipërisë e shekujve XV-XVIII, por duke e trajtuar artistikisht si rrallëkush  e duke sjellë një informacion me frymë analitike nga një pikëvështrim i ri dhe tërësisht sipas gjykimit të tij të ngjarjeve të mëdha të shoqërisë shqiptare të kësaj periudhe.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: