Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Valton Beqiri emëroi të martën Dilaver Kryeziun drejtor të Ansamblit Kombëtar Shtetëror të Këngëve dhe Valleve ”Shota”, me seli në Prishtinë.
MKRS-ja përmes një njoftimi për media bëri të ditur se emërimi i Dilaver Kryeziut sipas pikës 1 të këtij vendimi bëhet në bazë të rezultateve të
konkursit publik, përkatësisht propozimit të Këshillit drejtues të Ansamblit kombëtar shtetëror të këngëve dhe valleve “Shota” të datës 03/03/2010 dhe në përputhje me Nenin 23, paragrafi 1.5 të Ligjit për Ansamblin kombëtar shtetëror të këngëve dhe valleve “Shota” dhe për ansamble të tjera.



