;)

Oscari 2010, më i shikuari në SHBA

Ceremonia e ndarjes së Oskarëve e këtij viti ishte më e shikuara në SHBA për pesë vjet, treguan të dhënat e para. 

Analistët e Nielsen Company kanë thënë  se 41.3 milionë shikues shikuan marrjen e 6 Oskarëve nga “The Hurt Locker”, që u shpall filmi më i mirë.

Kjo është 14 % më shumë se 36.3 milionë shikues, të cilët shikuan ceremoninë e vitit të kaluar të dominuar nga “Slumdog Millionaire”.

Bëhet e ditur se Nielsen ka përdorur të dhënat digjitale të video incizimeve për herë të parë në këtë vit, që do të thotë se çdonjëri që ka incizuar Oskarët për t’i shikuar më vonë, është llogaritur.

Ndryshe ceremonia e 80-të e Academy Awards në vitin 2008, e cila u dominua nga yjet dhe filmat evropianë, hyri në librat e rekordit si ceremonia më pak e shikuar e ndarjes së Oskarëve e të gjitha kohërave.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: