Me 11 dhe 12 mars, në teatrin “Skampa” të Elbasanit do të nis edicioni i dhjetë i Këngës Tradicionale Qytetare.
Një festival i cili këtë vit do të përmbajë pjesë muzikore nga grupe të caktuara të qendrave kulturore e shoqatave nga qytetet më të hershme shqiptare.
Kënga popullore qytetare është zhanri artistik më masiv, përcaktimi i këtij zhanri muzikor tradicional e ka rrjedhën e tij sigurisht nga kontributi artistik i muziktarëve shqiptarë që në shekullin e 19-të si Palokë Kurti, Cilo Qorri, Ymer Riza, Qamili iVogël, Petrit Nushi e shumë emra të tjerë që gjatë tërë jetës i kanë kontribuuar avancimit dhe ruajtjes së këngës popullore.



