Zvicër, arrestohet regjisori Roman Polanski

Regjisori i njohur hollivudian, Roman Polanski është arrestuar në Zyrih të Zvicres ditën e shtunë.
Polanski akuzohet për përdhunim dhe në vitin 1978 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një mandat arresti për të. Regjisori me origjinë polake ndodhej në Zvicer për të marrë pjesë në “Zurich Film Festival”. Polanski që do të nderohej me një çmim për karrieren. Ai jeton prej 30 vitesh në azil në Europë. 76 vjeçari u arratis nga SHBA-ja në vitin 1978 pasi pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare. Në kembim të rrëfimit, prokurori në atë kohë i premtoi heqjen e akuzës së përdhunimit dhe atë të përdorimit të lëndeve narkotike, por Gjykata në Santa Monica-s nuk e pranoi marrëveshjen.
Nëse Polanski do ekstradohet në SHBA, atëherë ai do t’i nënshtrohet një procesi të rregullt gjyqësor. Gjithë jeta e regjisorit është e denjë për një film.

 Ai lindi në Paris në një familje hebreje me origjinë polake.Pas pushtimit të nazistëve ai u izolua në një geto të Varshavës. Roman arriti të arratisej nga getoja duke shpëtuar. Më vonë u martua me aktoren Sharon Tate, të cilën e vrau satanisti Chales Manson dhe banda e tij në vitin 1969 në Los Angeles.( TCH)

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: