The Hurt Locker" ka mposhtuar “Avatar” në mbrëmjen e ndarjes se çmimeve Oscar pasi ka fituar statujën në kategorinë e filmit me të mirë.
Bashkë me këtë statujë, "The Hurt Locker" ka fituar edhe 4 Oscar-e të tjerë; montazhi me i mirë, tingulli më i mirë, skenografia me e mirë origjinale dhe montazhi me i mirë zanor.
Kjo ishte një sfidë si të themi në distancë mes James Cameron e Kathryn Bigelow ku kjo e fundit doli fitimtare.
Ndërsa kolosi “Avatar” që erdhi në këtë mbrëmje si favorit u vleresua një film jashtë standarteve hollivudiane. "The hurt locker" rrëfen historinë e një grupi specialistesh për çaktivizimin e minave në Irak.
Në sekuencat e filmit rrëfehen me detaje momentet e adrenalinës gjatë çmontimit të bombave.
Me këtë fitore në ceremoninë e Oscarit, regjisorja Kathryn Bigelow, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.
Prej çmimeve të tjera, Xhef Brixhis e mori Oskarin për rolin më të mirë të meshkujve në filmin “Crazy Heart”, ndërsa Sandra Bullok, u shpall më e mira ndër aktore, për rolin e saj në filmin “The Blinde Side”.
Ndërsa aktori austriak Christoph Waltz ka fituar çmimin Oskar si " interpretuesi më i mirë në rol të dytë". Bëhet e ditur se 53 vjeçari e mori këtë çmim për rolin e tij si oficer në filmin satirik të kohës së nacionalsocializmit "Iglourious Basterds". Waltz ishte nderuar më parë me çmimin Golden Globe.
Kurse në kategorinë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj nuk u nderua filmi me prodhim gjermano-austriak "Shiriti i bardhë" (Das Weise Band) i Michael Hanekes, por filmi argjentinas "El Secreto des Sus Ojos".
Si aktori më i mirë protagonist me çmimin Oskar u nderuan Jeff Britdges për rolin e tij në filmin "Crazy Heart", ndërsa si aktorja më e mirë u nderua Sandra Bullock, për rolin e saj si
nënë në filmin "The Blind Side".
Mëgjithatë si filmi më i mirë me gjithsej gjashtë Oskarë u vlerësua "The Hurt Locker" që bën fjalë për dramën e luftës në Irak.
Regjisorja Kethryn Beigelow u nderua si e para grua me çmimin Oskar për regjinë më të mirë.
Filmi me i mirë; The Hurt Locker
Regjia me e mirë ; Kathryn Bigelow (The Hurt Locker)
Aktori me i mirë; Jeff Bridges (Crazy Heart)
Aktorja me e mirë; Sandra Bullock (The Blind Side)
Aktori me i mirë jo protagonist; Christoph Waltz (Inglorious Basterds)
Aktorja me i mirë jo protagoniste; Mo'nique (Precious)
Skenografia me e mirë origjinale; Mark Boal (The Hurt Locker)
Skenografia me e mirë jo origjinale; Geoffrey Fletcher (Precious)
Filmi me i mire i animuar; Up
Filmi me i mirë i huaj; El Secreto de Sus Ojos (Argjentina)
Skenografia me e mirë; Rick Carter, Robert Stromberg dhe Kim Sinclair (Avatar)
Monografia me e mirë ; Mauro Fiore (Avatar)
Veshjet me te mira; Sandy Powell (The young Victoria)
Montazhi me i mirë ; Bob Murawski e Chris Innis (The Hurt Locker)
Truku me i mirë; Barney Burman, Mindy Hall e Joel Harlo (Star Trek)
Kolona zanore me e mire; Michael Giacchino (Up)
Kenga me e mirë origjinale; The Weary Kind, nga Ryan Bingham e T.Bone Burnett (Crazy Heart)
Montazhi me i mirë zanor; Paul N.J. Ottosson (The Hurt Locker)
Tingulli me i mirë ; Paul N.J. Ottosson e Ray Beckett (The Hurt Locker)
Efektet me të mira speciale; Joe Letteri, Stephen Rosenbaum, Richard Baneham e Andrew R. Jones (Avatar)
Dokumentari me i mirë; The Cove
Dokumentari me i mirë i skurter; Music by Prudence
Filmi i animuar i shkurtër me i mirë; Logorama



