;)

Përfundoi “Java e shkencës 2010“

Qëllimi i këtij aktiviteti shkencor ishte prezantimi i gjendjes aktuale, sfidat dhe orientimet, kahet e zhvillimit të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore në të ardhmen, me synim zhvillimin e ekonomiko shoqërorë të vendit. 

Sot, është përmbyllur aktiviteti “Java e shkencës 2010”, i cili për herë të dytë organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Qëllimi i këtij tubimi shkencor ishte prezantimi i gjendjes aktuale, sfidat dhe orientimet, kahet e zhvillimit të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore në të ardhmen. 

“Java e Shkencës” sivjet kaloi në shenjë të prezantimit të “ Programit Kombëtar të Shkencës 2010-2015 “të hartuar nga Këshilli Kombëtar i Shkencës, program ky i cili pas debatit publik do t’i dërgohet Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës për miratim.

Gjatë pesë ditëve sa zgjati ky aktivitet, punonjës eminentë shkencor të fushave të ndryshme, me kumtesat e tyre (rreth 36 kumtesa), shfaqën idetë, pikëpamjet e tyre lidhur me të arriturat shkencore, synimet për të ardhmen, gjithnjë duke pasur parasysh ndikimin e shkencës në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomiko-shoqërorë të vendit.

Sipas agjendës, dita e fundit ishte e rezervuar për shkencat e natyrës, në të cilën u trajtuan tema të ndryshme me interes nga kjo fushë. Gjatë kësaj dite prezantuan me punimet e tyre. U prezantuan Pr. Dr.Bajram Berisha :” Trendët bashkëkohore të zhvillimit bio-teknologjik”; Prof.Dr. Fetah  Podvorica: -“ Modifikimi i sipërfaqeve të metalta kripëra  arlidiazonjum”; Dr.sc. Fatbardh Gashi:  “ Sfidat e kërkimit shkencor në departamentin e kimisë”; Prof Dr. Hajdin Abazi:” Disa mendime  epistemologjike mbi shkencën”;Dr .Murteza Osdautaj:” Ligji për veprimtari kërkimore “. Ditën e mbarmë , u  prezantuan edhe punonjës tjerë shkencorë punimet e të cilëve u ndoqën me interes nga të pranishmi.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve në kuadër të javës, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj është shprehur me optimizëm për të ardhmen e shkencës në Kosovë. Ndërkaq sa i përket shfrytëzimit të kapaciteteve buxhetore, iu bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë me projekte, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Java e Shkencës”, sivjet ka zgjuar interesimin e shoqërisë, dhe një numri të madh punonjësish shkencor, ku veç tjerash është konstatuar se tashmë në Kosovë janë krijuar parakushtet për shtimin e investimeve në këtë sektor. Për këtë qëllim MASHT-i ka ndarë 1 milion euro, të cilat do të jenë në dispozicion për këtë vit për zhvillimin e shkencës në Kosovë, ndërsa  Ramë Vataj këshilltar i Ministrit të MASHT –it, të është  shprehur se interesimi për zhvillimin e shkencës në Kosovë  tashmë është shtuar  ndërkohë  që  investimet në këtë sektor gjatë 5 viteve të ardhshme  do  të  jenë më të mëdha

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: