Në shtator do të botohen kujtimet e Toni Blerit i cili për dhjetë vjet ishte kryeministër i Britanisë. Bëhet e ditur se libri titullohet “The Journey”.
Jam përpjekur të shkruaj një libër që përshkruan dimensionin njerëzor po aq sa dhe dimensionin politik të një kryeministri ka deklaruar Bleir.
Ndërkohë në karrierën politike të Blerit si kryeministër ngjarje të rëndësishme kanë qenë edhe ndërhyrjet ushtarake në Kosovë, Afganistan, Irak dhe në Sierra Leone.



