“Avatar” fiton 6 çmime për efekte speciale

Filmi fantastiko-shkencor “Avatar” ka marrë 6 çmime nga Shoqata amerikane për efekte speciale, duke përfshirë edhe çmimin më të mirë me efekte speciale, shkruan shtypi hollivudian.

Bëhet e ditur po ashtu se filmi “Deri në qiell” ka fituar tre çmime në ceremoninë e ndarjeve të shpërblimeve në Los Angeles, për animacionin më të mirë, figurat e animuara dhe efektet e animuara.

Ndërkohë përveç çmimit më të rëndësishme, “Avatar”, fitoi në kategoritë e efekteve më të mira gjatë vitit dhe figurat e animuara në një film.

Ndryshe çmimet e Shoqatës për efekte speciale jepen që nga viti 2002.

Ndërsa këtë vit në konkurrencën për çmimin më të rëndësishëm përveç “Avatarit”, ishin edhe “District 9”, “2012”, “Star Trek XI” dhe “Transformers: Revenge of the Fallen”.

James Cameron, regjisori i “Avatar”-it , ka marrë çmimin edhe për arritje jetësore.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: