Në pikë të ditës vidhet piktura me vlerë 3 milion euro nga muzeu belg

Bruksel- Piktura me vlerë 3 milion euro e surrealistit belg Rene Magritte është vjedhur në pikë të ditës nga muzeu i Brukselit, kanë bërë të ditur zyrtarët e muzeut Piktura e vitit 1948 me emrin “Olympia” është vjedhur nga dy persona të paidentifikuar, njëri prej tyre ishte i armatosur ka bërë të ditur agjencia e lajmeve AFP. Piktura është vjedhur nga galeria që i dedikohet jetës dhe veprës së Magrites, kanë thënë zyrtarët. Surrealisti belg Magrite ka vdekur në vitin 1967 dhe njohet si një nga artistët më me ndikim të shekullit njëzetë

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: