Hapet ekspozita e Galileo Galileit në Vatikan

Një ekspozitë e re që shënon 400 vjetorin e punës së Galileo Galileit u hap në Vatikan.
Një përzgjedhje e veglave të Galileos janë ekspozuar në Vatikan. Atje do të ketë edhe disa dokumente origjinale ku ai me shumë entuziazëm shkroi zbulimet e tij të para. Ekspozita do të jetë e hapur deri në muajin janar.

Kisha Katolike e denoncoi si heretik shkencëtarin Galileo, i cili tash vlerësohet si babai i astronomisë kur deklaroi se Toka rrotullohet rreth Diellit. Megjithëse një shkencëtar më i hershëm, Koperniku bëri zbulimet kryesore në punën për gjetjen e lidhjes me Tokës dhe Diellit.

Në vitin 1633 Kisha Katolike e cilësoi heretik Galileo Galilei. Ai u gjykua se kishte sfiduar teorinë që shumë besonin asokohe se Dielli rrotullohej rreth Tokës. Ndërsa Galileo u mbrojt duke thënë se kishte prova se Toka rrotullohej rreth Diellit.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: