Libanezi Hasan Abid Rabo thotë se është pronar i Kuranit më të vogël në botë që është i shkruar me dorë.
Librin e shenjtë të myslimanëve të dimensioneve 2,4 me 1,9 centimetër Abid Rabo me krenari ua ka treguar gazetarëve në shtëpinë e tij në Bejrut.
Ai ka thënë se këtë vepër e ka trashëguar nga stërgjyshja dhe daton qysh në kohën e Perandorisë Osmane.
Ky mini Kuran ka 604 faqe dhe është i zbukuruar me fije të arta.
Sipas librit të rekordeve Guinness, Kurani më i vogël në botë është ai i Muhamed Said Karim Bibania nga Pakistani.
Libri i shenjtë në miniaturë është futur në librin e rekordeve në vitin 2004 dhe ka dimensionet 1,7 me 1,28 centimetër dhe trashësi prej 0,72 centimetër, por nuk është i shkruar me dorë dhe ka më pak faqe.



