Çmimi letrar për romanin më të mirë të Ballkanit për vitin 2010, këtë vit do të jepet në Vlorë.
Edicioni i 12-të i çmimit letrar "Ballkanika" për veprën më të mirë letrare të vendeve të këtij gadishulli, do të organizohet në Shqipëri dhe fituesi do të shpallet brenda muajit nëntor 2010.
Një juri ndërkombëtare e përbërë nga një anëtar nga secili vend, do të vendosë për veprën më të mirë të Ballkanit.
Në ceremoni, veç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, do të jenë të pranishëm personalitetet më të njohura të jetës kulturore në Shqipëri dhe personalitetet më të larta të jetës politike të këtij vendi, por edhe nga shtetet pjesëmarrëse.
Organizator i këtij edicioni ndërkombëtar dhe përfaqësues i Shqipërisë për veprën më të mirë nga letërsia bashkëkohore shqiptare do të jetë Instituti i Librit dhe i Promocionit "Toena".
Çdo botues organizator formon në vendin e tij një juri të përbërë me jo më pak se tre anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohura të fushës, studiues, autorë, kritikë, analistë, gazetarë të kulturës etj.
Kjo juri, seleksionon romanet më të spikatur të 2-3 viteve të fundit.(bw/aktualiteti)



