'The last days of Emma Blank' rrëmbeu 'Gladiatorin e Artë'

Çmimin e "Gladiatorit të Artë", si filmi më i mirë e ka marrë filmi "The last days of Emma Blank" nga Alex van Warmerdam, ndërsa çmimin e regjisorit më të mirë e ka marrë Severine Cornamusaz për filmin "Animal heart".

Ndërkaq si aktorja më e mirë është vlerësuar Ronit Elkabetz në filmin "Ashes and bones" nga Fanny Aradant dhe si aktori më i mirë është shpallur aktroi shqiptar Blerim Destani për rolin e tij në filmin "Dossier K" të regjisorit Jan Verheyen.

I njëjti film ka marrë edhe çmimin special të jurisë.

Sa i takon seksionit të filmave "Balkan world", si filmi më i mirë ballkanik është vlerësuar filmi "Medal of honour" nga Calin Peter Netzer, çmimi i audiencës i ka shkuar filmit "Besa" të Serdjan Karanovic dhe ai i kritikës sërish për filmin "Medalja e nderit" të Calin Peter Netzer.

Në seksionin e filmave të shkurtër të studentëve shqiptarë, më i miri është shpallur "Jinx in a Jiffy" nga Gentian Koçi, student i Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi", ndërkohë që vlerësime speciale kanë marrë filmat "Brenda" nga Adhurim KIDA student në fakultetin e Arteve në Prishtinë, "Marrëveshja" një film nga Lorina Beci studente në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës, në edicionin e këtij viti edhe një çmim karriere Kryzystof Zanussi si edhe Dhimitër Xhuvanit, Agim Qirjaqit, Bekim Fehmiut dhe Tinka Kurtit.

"Ka një përzgjedhje interesante që dëshmon cilësitë e ndryshme kinematografike në Europë dhe në rajon.

Gjithë rajoni i Ballkanit është në tranzicion dhe në krizë ekonomike dhe morale.

Filmat trajtojnë pikërisht ekstraktin e kësaj krize," - pati thënë kryetari i jurisë, Isa Qosja.

Për kineastët europianë realitetet në Ballkan janë përtej ekzotikes.

Ato janë të prekshme, të një hapësire gjeografike që ndodhet në rrugëtimin e vështirë drejt shtëpisë së përbashkët, Europës.

Europa dhe Ballkani. Pranë dhe larg. Për herë të parë në këtë edicion të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrës kineastët europianë i janë drejtuar kësaj ideje përmes pasqyrimit të realiteteve që po përjeton Ballkani sot, në rrugëtimin e tij drejt Europës.(bw/aktualiteti)

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: