Ceremoni lutjesh të veçanta dhe buqeta me lule u ofruan sot përpara varrit të humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza në Kalkuta të Indisë në 13 vjetorinë e vdekjes së saj.
Duke kujtuar murgeshën e njohur në mbarë botën për misionin e saj të veçantë, besimtarët dhe adhuruesit e saj zhvilluan homazhe në varrin e saj që ndodhet pikërisht atje ku Gonxhe Bojaxhi kaloi pjesën me të madhe të jetës në Kalkuta të Indisë.
Sot do të ketë një meshë të madhe në qëndër të qytetit.
Megjithatë unë vendosa të vij dhe të kaloj disa momente lutjeje në shtëpine e motrave të Nënë Terezës duke
u lutur për ndihmën e saj, u shpreh at Brajeni në Indi.
Nënë Tereza e cila vdiq më 5 Shtator ne vitit 1997 në moshën 87 vjeçare, njihet gjerësisht si shenjtore e të braktisurve për dashurinë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për të varfërit, të pastrehet dhe të sëmuret.
Papa e shenjtëroi bamirësen e madhe shqiptare në muajin tetor të vitit 2003 duke i hapur rrugën kanonizimit të saj.
Nënë Tereza mbërriti në Indi në vitin 1929 në moshen 18 vjeçare, ndërsa u bë nënshtetesa e këtij vendi në vitin 1948, duke e kaluar pjesën me të madhe të jetës në Kalkuta të Indisë.
Për shërbimin e saj ndaj me të varfëreve Gonxhe Bojaxhiu ka marrë një sërë çmimesh mes të cilave, çmimin Xhon F Kenedi në vitin 1971 dhe çmimin Nobel për paqen në vitin 1979.(bw/aktualiteti)



