Festivali i Durrësit me filmin 'Ajo çka s'të vret'

Seksioni i filmit dokumentar i Festivalit të Durrësit vjen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

AQSHF në bashkëpunim me Festivalin ka prezantuar filmin dokumentar të Milos Forman "Ajo çka s'të vret", projeksion i regjisorit çek, Milos Smidmajer.

Edhe pse janë bërë kaq shumë dokumentarë rreth Milos Forman, ai mbetet një pus entuziazmi dhe frymëzimi që nuk ka shterur ende.

Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit, jeta e Milos Forman ka kaluar nëpër një sërë ndryshimesh të mëdha, madje edhe disa kthimesh prapa në karrierën e tij profesionale.

Milos Smidmajer i është kthyer edhe një herë kësaj figure kaq ngacmuese e më të madhe se vetë jeta, për të na dhënë një grimcë të jetës së tij aktuale dhe mënyrës së tij të të menduarit.

Miloslav Smidmajer ka lindur në vitin 1959.

Ai ka prodhuar "Poetët nuk e humbasin kurrë shpresën", me regji të Dusan Klein; "Nën çati", me regji të Jiri Barta; "Zbutja e krokodilëve", me regji të Marie Poledakova dhe shumë filma të tjerë.

Prodhon dokumentarë për njerëz të famshëm të filmit dhe kulturës.

Dokumentari i tij i kohëve të fundit me metrazh të gjatë i kushtohet regjisorit Milos Forman, me titull.

"Ajo çka nuk të vret".

Prodhime të tjera të tijat janë: "It is hell with the princess" dhe "I see the world as a white bus".(bw/aktualiteti)

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: