Posta amerikane, pullë postare me Nënë Terezën

Posta Amerikane ka njoftuar se do të nxjerrë një pullë të re poste me 5 shtator në nder të Nënë Terezës.

Në një njoftim të Shërbimit Postar të SHBA-ve, thuhet se do të nderohet nobelistja e paqes së vitit 1979 për punën e saj humanitare.

E njohur për mëshirën e saj për të varfrit dhe ata që vuajnë, Nënë Tereza, një murgeshë e vogël katolike dhe një qytetare ndëri amerikane, i shërbeu të sëmurëve dhe nevojtarëve të botës për gati 50 vjet, thuhet në këtë njoftim.

Pulla e re me imazhin e bamirëses së madhe shqiptare, një portret i realizuar nga artisti i mirënjohur Thomas Blackshear, do të dalë në qarkullim me 5 shtator.

Ish presidenti amerikan Ronald Regan, e nderoi Nënë Terezën me Medaljen presidenciale të lirisë në 1985, në të njëjtin vit, kur ajo nisi punën për të sëmurët me AIDS në SHBA.

Ndërsa në 1997-ën, Kongresi Amerikan e nderoi atë me Medaljen e Artë të Kongresit për kontributet e jashtëzakonshme përmes aktiviteteve humanitare dhe të bamirësisë.(bw/aktualiteti)

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: