Gordon Brown është "acarues" dhe kishte "zero" inteligjencë emocionale, ka thënë Tony Blair në librin e kujtimeve të tij.
Ai gjithashtu tha për BBC-në, se Brown mund të jetë një "burim i madh i forcës", por Laburistët humbën fuqinë për shkak të mbështetjes së reformave të mëtejshme.
Blair shkruan edhe për "ankthin e tij" për luftën në Irak, ku thotë se nuk i vjen keq për pushtimin e vitit 2003.
Ai gjithashtu thotë se pija u bë një mbështetje e cila e ndihmoi atë të qetësohet, edhe pse nuk ishte "e tepruar".
Libri u shkruajt për tre vite dhe fokusohet në kohën e kaluar të Tony Blair në Downing Street.
Kjo është hera e parë që Blair ka nxjerrë në pah punët e brendshme të marrëdhënieve të tij me z. Brown.
Sipas redaktorit të politikës të BBC-së Nick Robinson, i cili thotë se shënimet e Blair tregojnë se gjërat ishin shumë më keq në mes tyre se sa ishin raportuar nga mediat.
Z. Blair e përshkruan z. Brown i cili e zëvendësoi atë në 10 Downing Street në vitin 2007, si një djalë "të çuditshëm" dhe thotë se koha e tij si kryeministër "kurrë nuk ishte në funksion".
Por kjo nuk e kishte parandaluar atë të marrë përsipër postin.



