Shëtitore 150 metra e gjatë në Apolloni

Pas disa statujave te cilësuara ndër gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të 50 viteve të fundit, në qytetin antik të Apolonisë ka dalë ne drite shëtitorja më e madhe e zbuluar deri tani në Shqipëri.

Ajo është rreth 150 metra e gjatë, shtrihet në pjesën verilindore dhe besohet se i përket periudhës helenistike.

Së bashku me muret fundore janë gjetur, fragmente të zbukurimit të një tempulli si dhe mbetje qeramike.

Nisur nga përmasat e shëtitores arkeologët mendojnë se kjo zonë ka qenë në fillim qendra kryesore e qytetit antik.

Me këtë zbulim të madh i hapet dritë studimeve të mëtejshme për këtë pjesë të agorasë, raporton Balkan Web.

Kjo shëtitore është me e madhja e zbuluar jo vetëm ne këtë qytet antik por në gjithë Shqipërinë.

Natyrisht qe agoraja i përket periudhës helenistike por ka edhe shtresëzime të periudhave të tjera.

Drejtuesit e parkut Apolonia pohojnë se pas përfundimit të gërmimeve një pjesë e shëtitores së zbuluar do të vihet në dispozicion të turisteve, po kështu edhe pjesë të vilës romake e mozaikëve që ndodhen aty.

Ekspedita e fundit shqiptaro franceze në Apoloni ka nxjerrë në dritë dy buste nga rrënojat e vilave romake si dhe një këmbë prej bronzi që mendohet së i përket një shtatoreje rreth 2 metra të lartë.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: