Ish-kryeministri britanik, Tony Blair publikoi autobiografinë e tij të shumëpritur, përfshirë ndjekësit e politikës së tij dhe kryesisht të atyre që kanë kritikuar angazhimin ushtarak britanik në Irak.
Lajmi bëhet publik nga AFP.
Përmbajtja e librit të titulluar "A Journey" (Një Udhëtim), është ruajtur i fshehtë nga shtëpia botuese ''Random House'' para datës së publikimit.
Asnjë ekstrakt i librit nuk është publikuar më parë, në të kundërt me mënyrën e veprimit si zakonisht dhe mediat nuk kanë marrë asnjë kopje të librit për të shprehur kritikat e rastit para publikimit.
Libri mund njëkohësisht të ngjallë ''rivalitet'' me librin e pasardhësit të tij Gordon Brown, sipas disa komenteve në tabloidet britanike.



