Aktorja dhe regjisorja Isabella Rossellini do të jetë kryesuesja e jurisë në Festivalin e Berlinit të vitit të ardhshëm, kanë njoftuar organizatorët.
58-vjeçarja, filmat e të cilës janë ‘Blue Velvet’ dhe ‘Wild At Heart’ debutoi për herë të parë në Gjermani si regjisore në vitin 2008.
Drejtori i festivalit Dieter Kosslick, gjatë bërjes publike të lajmit tha se Rossellini është një artiste e kompletuar.
Festivali i Filmit në Berlin 2011 do të zhvillohet nga 10-20 shkurt.
Anëtarë të tjerë të panelit të jurisë, të cilët do të vendosin se kush do të marrë Ariun e Artë ende nuk janë bërë publike emrat e tyre.
Juria e këtij viti u drejtua nga regjisori i filmit Werner Herzog.
Rossellini vajza e regjisorit Italian të filmit, Roberto Rossellini dhe yllit të filmit Ingrid Bergman, është regjisore e të ashtuquajturës Green Porno (Porno e Gjelbër), një serie të filmave të shkurtë mbi sjelljet seksuale të kafshëve.



