Populli indian ka vendosur që ta nderojë humanisten e madhe me origjinë shqiptare, Nënë Terezën, duke e vendosur imazhin e saj në monedhën vendase, më saktë në prerjen 5 rupi e cila është monedha indiane.
Ky nderim i veçantë për një prej figurave më të mëdha të njerëzimit, është kryer nga qeveria indiane në kuadër të festimeve të shumta për nder të 100-vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare e cila u lind në Shkup, në 26 gusht të vitit 1910.
Ministri indian i financave, Pranab Mukherjee, ia ka prezantuar ditën e dielë për herë të parë monedhën me imazhin e Nënë Terezës presidentit të vendit, Pratibha Devisingh Patil.
Gjatë këtij aktiviteti presidenti i Indisë foli me superlativat më të larta për njeriun më të adhuruar në Indi pas figurës së Gandit.



