“Varroset” me nderime poeti amerikan Edgar Alan Poe

Baltimore- Shkrimtari i madh botërorë, Edgar Alan Poe, me 7 tetor 1849, ishte gjetur pa ndjenja, dhe pa para ne xhep në një lokal në Baltimore, pak dite me vone ai vdiq, asokohe ishte në moshën 40 vjeçare. Para 160 vjetëve, në funeralin e shkrimtarit morën pjese vetëm shtatë persona.  Ndërsa këto ditë zyrtarët e muzeut të tij në Baltimore thanë se në 200-vjetorin e lindjes nuk mund të bënin asgjë më shume përveç t’i ofrojnë varrimin e duhur që nuk e pati kurrë.  Ai u përcoll për së dyti, në varrimin e tij pati qindra  njerëz, shume prej të cilëve të veshur me kostume të asaj epoke. 

Poe, themeloi literaturën e krimit, zhanrin ‘science fiction’ dhe të horrorit. Poezia e tij u bë fondamenti të simbolizmit dhe e të poezisë moderne. Autori i librave “Rënia e shtëpisë Asher”, “Macja e Zeze” apo poemave “Korbi” dhe “Anabel Li”, sot nderohet si mjeshtri më i rrallë i tmerrit. Për një shkrimtar te madh nuk është kurrë vone që t’i bëhen respektet e fundit.

Një shkrimtar shume i lexuar dhe shumë i popullarizuar, në radhë të parë pë arsye se ka shkruar siç nuk kane shkruar të tjerët dhe ka jetuar e vdekur siç nuk kane jetuar dhe siç nuk kane vdekur të tjerë. Edgar Allan Poe ishte një gjeni i çuditshëm me përfundim tragjik.

Edgar Allan Poe, konsiderohet një nga shkrimtarët me të talentuar amerikane. Ai konsiderohet si shkrimtari  “horronit” sepse jep një përshkrim mjaftë të hollë të vuajtjeve njerëzore. Një shkrimtar i “vuajtjeve njerëzore” me një stil mjaft rrëqethës sepse ka qenë i ndikuar edhe nga jeta e tij private qe ka qene plotë vuajtje. Prindërit i kanë vdekur kur ai ishte i vogël dhe gjate jetë se tij kaloj shumë  sëmundje, nga te cilat nuk e mori veten asnjëherë. Për nder te tij po ashtu festohet edhe festa e 31 tetorit ose "Halloween".

Edgar Allan Poe lindi më 19 janar 1809 në Boston, Massachusetts, ShBA; vdiq më 7 tetor 1849 në Baltimore, Maryland. Poe kishte qenë një nga poetët më të përkthyer në të gjitha vendet e botës. Jeta e tij kishte filluar mes mjerimit dhe braktisjes, ndërsa më pas do të ishte një fëmijë i adoptuar nga një njeri i pasur, ku do të jetonte vetëm për pak kohë. Jeta e tij do të ishte e mbushur me peripeci të shumta, shpesh herë i dehur dhe jo rrallë herë shëtitës si endacak në kërkim të një strehe. Megjithatë, kudo që shkonte, ai shkëlqente me talentin e tij.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: