The xx kanë fituar çmimin Mercury të këtij viti për albumin e tyre debutues 'xx'.
Tre anëtarët e grupit me bazë në Londër u mblodhën së bashku në vitin 2005 dhe publikuan albumin e tyre në gusht të vitit të kaluar.
Trio xx, mundi 11 kandidatët e listës së ngushtë, të tillë si Paul Weller, Biffy Clyro dhe laro Dizzee për të fituar çmimin prej 20 mijë paundë.
Duke pranuar çmimin në skenë, frontman Oliver Sim tha: "Nuk e di se çfarë po presim në të ardhmen, por ne nuk e kishin pritur as këtë."
Ai gjithshtu shtoi se: "Faleminderit shumë. Kemi patur vitin më të pabesueshëm dhe çdo ditë jemi zgjuar në diçka të pabesueshme, thjesht nuk e kishin pritur."
Sim po ashtu zbuloi se ai mendonte se Wild Beasts ose Laura Marling do të fitonin, pasi ata "performojnë në mënyrë te përkryer."
Kur u pyetën se si do t'i shpenzojnë paratë e çmimit, Sim tha se nuk kishte asnjë ide, por miku i tij Romy Croft i sugjeroi një studio të re.
"E kemi bërë këtë album në një garazh të konvertuar në madhësinë e një banjo" thanë ata.



