AKP shpërndanë 20% edhe për 4 ndërmarrje të privatizuara

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka aprovuar shpërndarjen e 20 %-it edhe për katër Ndërmarrje Shoqërore të privatizuara për të cilat janë aprovuar më herët Listat Finale nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës. ... Postuar: 01:32:49 / 28.09.2009 Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20 %-it janë Ndërmarrja Shoqërore “17 Nëntori” nga Peja, Ndërmarrja Shoqërore ” Çeliku” nga Gjilani, Ndërmarrja Shoqërore “Bujqësia” nga Peja dhe Ndërmarrja Shoqërore “NH Drita” nga Ferizaj. Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto katër ndërmarrje është rreth 980,316€ dhe numri i përgjithshëm i punëtoreve që përfitojnë në total është 681. Agjencia Kosovare e Privatizimit gjithashtu njofton publikun se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar / PSBE, Zt. Pieter Feith, ka emëruar zyrtarisht Kryesuesin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave pranë AKP-së, në lidhje me listat e punëtorëve të pranueshëm për 20% e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara, në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Ligjit mbi themelimin e AKP-së, me qëllim të avancimit dhe përshpejtimit të këtij procesi, i cili mbetet prioritet për AKP-në. (RTK)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: