Me shumë se 30 biznesmenë nga Maqedonia kanë ardhur të enjten në Kosovë për të shkëmbyer ide dhe përvoja në lidhje me menaxhimin e bizneseve.
Bëhet e ditur se këta biznesmenë janë të interesuar t’i shikojnë kompanitë vendore se si kanë arritur ta zhvillojnë biznesin dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e biznesit.
Po ashtu ata shprehën edhe gatishmërinë për të investuar në Kosovë.
Me ndërmjetësimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEA), u shkëmbyen ide ndërmjet biznesmenëve nga Kosova dhe Maqedonia.
Lekë Shabani, kryetar i OEA-s tha se Kosova ende ka nevojë ta zhvillojë tregun e punës dhe t’i ulë taksat dhe të krijoj kushte më të mira për investitorët.
Fakt që në Kosovë kohët e fundit kanë rënë investimet për shkak të krizës globale financiare, por edhe kriza e fundit ne Greqi mund të ndikojë në uljen e investimeve të huaja në Kosovë ka thënë ai.
Mustafë Hasani, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovim të Investimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka prezantuar fushat ku mund të investohet në Kosovë.
Ai tha se Kosova ka përparuar edhe pse e vitin e kaluar patën rënë investimet.
Kosova ka krijuar kushte për investime dhe do të vazhdoi t’i ndjek hapat e vendeve fqinje tha ai.
Biznesmenët maqedonas kanë vizituar edhe disa kompani dhe disa rajone të Kosovës për të shikuar nga afër se ku mund të investojnë.



