Numri i miliarderëve në botë është rritur në 1.011, nga 793 sa ishin vitin e kaluar.
Bëhet e ditur se lista e sivjeme në revistën "Forbes" tregon se Azia ka më shumë miliarderë, ku numri i tyre është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.
Mësohet se në listë gjithashtu ka 62 rusë, të cilët u kthyen prapë pasi u eliminuan gjatë krizës ekonomike.
Kryeredaktori i revistës u ka thënë gazetarëve në Nju Jork se numri i miliarderëve të rinj në botë është shenjë e sigurtë se ekonomia globale po rimëkëmbet.



