Rreth 50 % u rritën eksportet kineze në shkurt

Ekonomia kineze vazhdon të shënojë rritje, ngase të dhënat zyrtare tregojnë se për muajin shkurt, eksportet shënuan një rritje me 46 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rritur shpresat për një rimëkëmbje më solide të ekonomisë botërore. 

Rritja ishte më e madhe se pritshmëria që varionte nga 35-40 %. 

Ekspertët thonë se kjo rritje në eksporte do të rrisë edhe presionin mbi qeverinë në Pekin për rritjen e vlerës së juanit, për të cilën shtetet e bashkuara kanë shprehur shqetësimet e tyre. 

Po kështu edhe sasia e mallrave dhe shërbimeve që hyjnë në tregun kinez shënoi një rritje me 44.7 % gjatë muajit që lamë pas. 

Kjo rritje i dedikohet shpenzimeve stimuluese të qeverisë. 

Rritja e importeve ka bërë që teprica në shkëmbimet tregtare të bjerë në 7.6 miliardë,  niveli më i ulët në një vit.

Ndërkohë një korrespondent i BBC-së thotë se shifrat e fundit dëshmojnë se bota sërish është duke blerë mallra kineze.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: