FMN: Shqipëria përballoi krizën globale

Ministri i Financave i Shqipërisë, Ridvan Bode në një konferencë për shtyp me përfaqësuesin e FMN-së, Gervin Bell dhe guvernatorin Ardian Fullani, deklaroi se në vitin 2009 situata është menaxhuar me sukses nga ana e qeverisë.

Disa vende kanë treguar se po rimekemben nga kriza ekonomike globale. Qeveria është e gatshme që sugjerimet e FMN-së t'i marrë në konsideratë, ka thënë  Bode.

Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, theksoi se gjatë bisedimeve me FMN-në është vlerësuar rritja ekonomike e Shqipërisë, ndërkohë inflacioni është luhatur gjatë vitit 2009 në kuotat 2-3 përqind.

Gjatë vitit 2010 duhet një politikë fiskale me konservatore, inflacioni i çmimeve të konsumit do të zbresë gradualisht, ka thënë Fullani, duke shtuar se ekonomia shqiptare e kaloi testin e krizës botërore.

Vlerësimin e tij e ka dhënë edhe Gervin Bell, përfaqësues i FMN-së  i cili ka thënë se në vitin e kaluar ekonomia shqiptare ka arritur të përballojë krizën globale. Bell po ashtu parashikon që rritja ekonomike në vitin 2010 të jëtë 2-2.5 përqind,  derisa sugjeron politikë fiskale më konservatore për të ruajtur stabilitetin në vend.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: