Në garën për një kontratë joshëse prej miliardash të Pentagonit, koncerni evropian i prodhimit të avionëve si dhe partneri i tij amerikan ‘Nothrop Grumman’ janë tërhequr nga procesi i tenderimit.
Në konkurimin për 179 avionë cisternë u preferua modeli më i vogël i tipi Boeing të rivales amerikane, ka deklaruar shefi i koncernit North Grumman, Wes Bush.
Ndërkohë shefi i Airbus-it, Thomas Enders, kritikoi kushtet konkurruese të tenderit të ri për kontratën me një volum prej rreth 35 miliardë dollarësh që mbahet edhe si ‘biznesi i shekullit’.
Ndërkohë Pentagoni i ka hedhë poshtë kritikat për tenderin.



