;)

MEF i ka raportuar FMN-së për të arriturat në Kosovë

Gjatë një vizite trijavore që kanë zhvilluar në Kosovë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) të Kosovës kanë raportuar për progresin në Kosovë, posaçërisht në fushën e buxhetit, energjisë dhe arkëtimit të të hyrave.

Ministri i MEF-it, Ahmet Shala  thuhet se i ka informuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me përparimet e bëra që nga vizita e tyre e fundit në tetor të vitit të kaluar, posaçërisht duke u fokusuar në arritjet e ekzekutimin e buxhetit dhe aprovimin i tij në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë këtyre takimeve, Shala i ka informuar përfaqësuesit e FMN-së për reformat e ndërmarra në Administratën Tatimore, në sektorin e energjisë, përmirësimin e arkëtimit të të ardhurave në Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimin e menaxhimit të financave publike si dhe hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave sociale. 

Sipas një komunikate për media nga kjo ministri thuhet se MEF-i dhe FMN-ja i kanë shqyrtuar edhe masat që do të ndërmerren nga ana e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e suksesit të projekteve të mëdha e me interes nacional të Kosovës, si dhe mënyrat e adresimit të nevojave të shumta të qytetarëve të vendit, duke u bazuar në kornizat e asaj që konsiderohet qëndrueshmëri financiare dhe gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave fiskale dhe buxhetit të balancuar.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: