Kostoja e financave e rritja ekonomike si dhe pse normat e interesit janë të larta në Kosovë ishin temat që u diskutuan në konferencën e përbashkët të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me ICO –në.
Në konferencë po ashtu u diskutua edhe rreth krijimit të një skeme për rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërmjetësimi financiar dhe sjellja e bankave në Kosovë, mundësitë e investimeve në sektorin privat si dhe mjedisi ligjor, të drejtat pronësore dhe zbatimi i kontratave.
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith tha se Zyra Civile Ndërkombëtare e përkrah Bankën Qendrore të Kosovës në zhvillimin e saj, duke theksuar me këtë rast që Kosova ka nevojë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik.
Me vjen shumë mirë që BQK -ja, ka një rol aq aktiv për stimulim por edhe të financoj diskutimet publike në çështjet e rëndësishme ekonomike, siç është ngjarja e ditës së sotme, e kamë theksuar edhe në shumë hera të tjera, Kosova ka nevojë të bëjë më shumë përpjekje që të lehtësoj rritjen ekonomike ka thënë Feith.
Sipas tij sektori privat ka rol krucial në këtë drejtim dhe investimet në sektorin privat fatkeqësisht mbesin në nivel shumë të ulët dhe eksporti i Kosovës është dëshpërues.
Andaj kompanitë private duhet të jenë më aktive për të prodhuar ide të reja për biznes, për përfitimet e përgjithshme të tyre si dhe për punësim ka shtuar Feith.
Ndërsa guvernatori i BQK së, Hashim Rexhepi ka theksuar se kjo konferencë është bërë për shkak se normat e interesit të kredive janë shumë aktuale edhe tek opinioni publik, por edhe tek komuniteti i biznesit.
Ai ka thënë se qëllim i kësaj konference është nxitja e diskutimit të brendshëm, në krijimin e kushteve për një zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë, si dhe atraktiviteti në tërheqjen e investimeve jashtë Kosove.
Kurse Muhamet Mustafa, nga instituti Riinvest, ka thënë se në Kosovë oferta e varfër, dhe mungesa e konkurrencës është faktori kryesor i interesave të larta.
Duhet të rritet oferta e të ulet norma e kredive dhe të përmirësohet siguria në të dy anët e medaljes ka thënë Mustafa.
Sipas Mustafës duhet të rritet e oferta e kredisë përmes shfrytëzimit të fondeve të ngrira të Kosovës të shfrytëzohen kredi nga Banka Botërore dhe nga banka Evropiane dhe nga ICA për sektorin privat për linja të caktuara dhe të rritet siguria duke u nisur nga efikasiteti më i madh i tyre dhe të gjitha këto së bashku do të ndikojnë në rënien e interesave dhe në përmirësimin e situatës edhe tek bizneset edhe tek bankat.



