Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investime të Kosovës, Mustafë Hasani nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi me te cilën thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi i këtyre dy subjekteve ne lëmine e promovimit te investimeve.
Kryetari Beqaj tha se OEK është shumë e interesuar që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante të cilat bëjnë promovimin e investimeve të huaja në Kosovë.
Beqaj po ashtu theksoi se ne këtë vit OEK-u nga prioritetet e saja e ka promovimin e Kosovës si brend.
Kurse Mustafë Hasani, drejtori i APIK-ut theksoi se me OEK-un kanë pas bashkëpunim edhe me parë në lëminë e promovimit të investimeve, të organizimit të takimeve me bizneset ,panaireve ëe ndryshme por se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është qe të zgjerohen fushat e veprimit të përbashkët dhe njëkohësisht të konkretizojmë në menyrë pak më të detajuar se cilat do të jënë ato bashkepunime dhe bashkërenditja e aktiviteteve në mes te Agjencisë për promovimin e investimeve dhe OEK-ut.
Hasani ka theksuar se do të shikohen mundësit e zhvillimit të mëtejshme të aktiviteteve promovuese përmes panaireve përmes konferencave dhe përcaktimin e sektorëve dhe kompanive të cilat mund të jënë interesante për investime në Kosovë.



