Nissan tërheqë 500 mijë makina

Kompania e prodhimit të makinave Nisan do të tërheqë nga tregu 500 mijë automjete për shkak të problemeve që janë shfaqur me frenat.

Mëgjithatë bëhet e ditur se deri më  tani nuk ka pasur informacione për aksidente ose viktima për shkak të problemeve teknike të makinave Nissan. 

Thuhet se shumica e makinave me defekte janë shitur në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Japoni, Kanada dhe në Lindjen e Mesme.

Ndryshe Nissan është kompania e tretë e prodhimit të makinave në Japoni. Dhe siç dihet gjatë javëve të fundit edhe Tojota e General Motors  kanë tërhequr sasi të konsiderueshme makinash për shkak të problemeve teknike.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: