Aktualiteti.com

AKP shpall valën e 42 të privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 42 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 42 përmban 13 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 17 ndërmarrje të reja.

Të gjitha këto ndërmarrje të reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 3 mars 2010. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 10 mars 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.