;)

Durrës-Kukës, rritet kostoja për 85%

Kostoja për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, ka prekur nivelet e paparashikuara, as nga vetë më optimistët brenda qeverisë. Kostoja për njësi (km), përgatitur nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe e Telekomunikacionit, e cila për 6 muajt e parë të vitit arriti në 1.5 miliardë lekë, ose rreth 85 për qind më shumë se plani. Për Ministrinë e Financave, kostoja në fjalë është tej planit të parashikuar dhe i kërkon Ministrisë së Punëve Publike informacion shtesë për devijimin e shpenzimeve. Vitin e kaluar, për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, qeveria shpenzoi 1 miliard e 415 milionë lekë për kilometër. Këtë vit, kur pritej e kundërta për shkak të uljes së kostos në ndërtim nga kriza, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, raporton se ka shpenzuar plot 1.53 miliardë lekë për kilometër. Ministria e Financave kishte llogaritur kosto për njësi 826 milionë lekë, të mjaftueshme për 2009-n, kur edhe çmimet kishin rënë. Pasi ka mësuar shifrën e lartë, (rreth 680 milionë lekë më shumë nga sa priste), dikasteri i Ridvan Bodes ka kërkuar shpjegime.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: