Coca Cola, fitimtare në “betejën” me IBM e Microsoft

Marka Coca Cola është ajo që vlen më shumë në rang botëror, duke lënë pas gjigandët e kompjuterave dhe programeve virtuale. Pija amerikane me qendër ne Atlanta të Georgia-s që identifikohet si e tillë që prej vitit 1886, ka një vlerë aktuale tregu prej 68.73 miliardë dollarësh, e ndjekur nga IBM me 60.21 miliardë dhe 56.65 dollarët e Microsoft. Më pas renditet motorri i kërkimit Google me 31.98. Google është marka që ka fituar më shumë në vitin 2009. Rezultatet kanë dalë nga kërkimi i bërë prej Interbrand, një prej shoqërive më të mëdha në fushën e konsulences për markave të nivelit ndërkombëtar.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: