Marrëveshja mes Athinës dhe Moskës për një naftësjellës rrezikon të mos zbatohet kurrë për shkak të kundërshtimit nga ana e liderit të PASOK, Jorgos Papandreu.
Pretendenti për kryeministër i vendit thotë se shikon në këtë marrëveshje disa kushte të papranueshme. Lajmi botohet në të përditshmët greke, nderkohë që beteja diplomatike mund të ketë efekte të rënda. Papandreu deklaroi se nëse fiton atëherë do të rinegocioje me Moskën për të gjitha pikat e marrëveshjës.
Nga ndërtimi i këtij naftësjellesi, përfitimet e mëdha i ka Moska. “Nëse Greqia nuk do të përfitojë nga ndërtimi i naftësjellësit, atëherë ne mund ta anulojmë atë”, ka deklaruar Papandreu. Diplomatët rusë theksojnë se naftësjellesi nuk do të ndërtohet nëse do të ketë rinegociata, madje do të shihet shtrirja e tij në një tjetër pozicion gjeografik.



