KE mbështet Kosovën me 30 milionë euro

Më 2 shtator 2010 Komisioni Europian transferoi 30 milionë euro për Kosovën.

Kjo shumë është kësti i parë nga 50 milionë eurot për asistencë makro-financiare që u aprovuan nga Këshilli Europian.

Dhënia e këstit të dytë prej 20 milionë varet nga zbatimi i vazhdimit të marrëveshjes me FMN-në dhe nga përparimi në përmbushjen e kushteve për statistikat, transparencën dhe qëndrueshmërinë fiskale, prokurimin, privatizimin, rindërtimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve publike dhe shoqërore.

Ndihma makro-financiare e BE-së është pjesë nga premtimet e bëra në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në vitin 2008 për të adresuar nevojat e identifikuara në Kornizat Afat-Mesme të Shpenzimeve të Kosovës.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: