10 miliardë euro përfitojnë bankat greke

Komisioni Evropian (KE) i ka miratuar Greqisë zbatimin e programit të ndihmës për bankat, të cilat janë prekur nga kriza kreditore.

Plani për rikapitalizimin e bankave në vlerë prej 10 miliardë euro është në pajtim me rregullat e BE-së për ofrimin e ndihmës shtetërore, ka njoftuar KE.

Me krijimin e fondit stabilizues financiar janë pajtuar në maj Greqia me FMN-në, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e krizës së borxheve në vendet tjera të eurozonës, transmetojnë agjencitë.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: