Ford ka rritë shitjet për 37 për qind

Kompania Ford ka njoftuar rritjen e shitjeve gjatë gushtit për 37 % në tregjet e Kinës dhe Azisë, dhe se pret rritje të mëtejshme të fuqishme të porosive.

Shitjet e Fordit në Kinë janë rritur për 24 % krahasuar me vitin e kaluar, në mbi 44 mijë automjete.

Siç raportojnë mediet amerikane, porositë në Indi muajin e kaluar janë trefishuar krahasuar me gushtin e vitit 2009, në rreth 8 mijë njësi.

Fordi është prodhuesi i vetëm i madh amerikan i automobilave, i cili ka shmangur recesionin me programe të veta, pa mbështetjen financiare të qeverisë amerikane, e cila nga buxheti shtetëror ka kredituar mbijetesën e General Motors dhe Chrysler.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: