BP: Çmimi i derdhjes së naftës 8 miliardë dollarë

BP thotë se kostoja e derdhjes së naftës së saj në Gjirin e Meksikës është rritur, duke arritur deri në 8 miliardë dollarë.

Një rritje kjo prej më shumë se 2 miliardë dollarë vetëm gjatë muajit të fundit.

Kompania tha se ajo kishte paguar rreth 399 milion dollarë për pretendimet e të prekurve nga derdhjet e naftës.

Javën e kaluar, përgjegjësitë për pretendimet u transferuan në njësinë e Kostos së Kërkesave të Gjirit (GCCF), e cila deri tani ka paguar në një total prej 38.5 milion dollarë.

Planet për të nënshkruar marrëveshjen e përhershme janë duke shkuar mirë, tha PB.

Nënshkrimin përfundimtar pritet të përfundojë në mes të shtatorit.

 

 



 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: