FMN: Ekonomia aziatike do të krahasohet me atë evro-amerikane

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se në vitet e ardhshme Azia do të përjetojë një rritje të tillë ekonomike që deri në vitin 2015 do të arrijë ekonomitë e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

Banka Aziatike për Zhvillim në muajin prill parashikoi një rritje ekonomike prej 7.5 për qind për rajonin e Azisë teksa tani parashikon një rritje 7.9 për qind për vitin 2010.

Analistët e FMN-së parashikojnë se nëse vazhdon kjo prirje, ekonomia aziatike do të përforcohet me 50 për qind në pesë vitet e ardhshme duke realizuar më shumë se një të tretën e prodhimit global bruto.

Atëherë kjo ekonomi do të mund të krahasohet me ekonomitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: