Kompanitë ajrore u kthehen miliardave

Në tremujorin e dytë të këtij viti, 47 kompanitë ajrore udhëheqëse në botë, kanë shënuar fitim neto prej 3.9 miliardë dollarë.

Kompanitë ajrore në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kishin humbje prej 881 milionë dollarë, ka njoftuar sot Asociacioni Ndërkombëtar i trafikut ajror (IATA).

Performancën më të mirë në tremujorin e dytë të këtij viti patën kompanitë ajrore në Amerikën Veriore dhe në rajonin Azi-Paqësor, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

IATA ka vlerësuar se biznesi i mirë në tremujorin e dytë është rezultat i çmimeve stabile të karburanteve dhe forcimit të lehtë të kërkesës në muajt e fundit.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: