Papunësia në Gjermani me rënie të vogël

Papunësia në Gjermani në muajin gusht në krahasim me një muaj më parë ka rënë vetëm pak.

Zyra federale e punës regjistroi një rënie të numrit të të papunëve prej 4.000 në gjithsej 3.188 milionë, por kuota qëndron e pandryshuar me 7,6 për qind.

Në krahasim me gushtin 2009 ka 283.000 të papunë më pak.

Zevëndësshefi i zyrës së punës, Heinrich Alt, deklaroi se paraqitja e shifrave në Nuremberg ka të bëjë me zhvillimet e mira koniukturore, që kanë ndikur pozitivisht në tregun e punës.

Edhe numri i të punësuarve me orar të shkurtuar nga korriku deri në gusht ra në 82.000 nga 406.000.(ekonomia/aktualiteti) 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: