10 për qind papunësia në Evropë

Shkalla e papunësisë në 16 vendet e eurozonës në korrik ishte 10 për qind, thonë të dhënat zyrtare të Eurostati.

Agjencitë nënvizojnë se kjo shkallë e lartë po zgjat tashmë pesë muaj.

Sipas statistikave, në eurozonën janë regjistruar 16 milionë të papunë, ndërsa në gjithë vendet e Bashkimit Evropian në korrik ka pasur 23 milionë të papunë.

Spanja ende e mban vendin e parë me një shkallë të papunësisë prej mbi 20 për qind.(rel/aktualieti)

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: