Histori skandalesh në botën financiare

Klubi i Mbretërve Evropianë

Në vitin 1992 Damara Bertges dhe Hans Gunther Spachtholz themeluan një organizatë “jofitimprurëse” të quajtur European Kings Club (Klubi i Mbretërve Europianë), e cila do të grumbullonte rreth vetes ``Peshqit e vegjël`` duke u premtuar se do t'i ndihmonte ata si dhe duke u bërë propagandë negative për bankat e mëdha europiane. Investitorët blinin nga ky klub një “letër” që ishte një lloj aksioni për 1400 franga zvicerane. Kjo letër u garantonte atyre një pagesë mujore prej 200 frangash për 12 muaj rresht që do të thotë afro 70% fitim interes brenda një viti. Mbledhjet e Klubit të Mbretërve Europiane ishin flamë fare: ata këndonin himnin e tyre dhe dyshja e famshme, Bertges-Hans, e kthenin në një spektakël duke u tundur tufat me para në dorë “anëtarëve te klubit” (kreditorëve të tyre) në majë të skenës.

Kur skema u përmbys 2 vjet më vonë, afro 100,000 investitorë Gjermanë, Austriakë dhe Zvicerane ishin mashtruar për afro 1 bilion dollarë. Në dy kantonet e Zvicrës, Uri dhe Glarus, mesatarisht një në dhjetë banorë ishin përfshirë në këtë skemë piramidale. Por edhe mbasi autoritetet shtetërore gjurmuan zyrat dhe aktivitetin e Klubit, dhe Bertges u arrestua, investitorët e saj ende besonin se ajo ishte mbretëresha e tyre. Kur Bertges doli në gjyq, “viktimat” e saj e duartrokisnin dhe e brohorisnin aq fort, sa që gjykatësit iu desh të boshatiste sallën e gjyqit. Për mashtrim personash për afro 1 bilion dollarë, Bertges u dënua 8 vjet dhe Spachtholz diku më pak se 5 vjet.

Damara Bertges për vite me radhë në fushatën e saj të mashtrimit, përgatiste terrenin për të propaganduar kundër kapitalit të madh dhe aktivitetit të bankave. Me anë të kësaj fushate ajo tentonte të fuste në vorbullën e saj investitorët e vegjël por të shumtë në numër, me kapitalet e të cilëve ajo do të bëhej e pasur. Fatkeqësisht numri i këtyre “peshqve” të vegjël do të ishte i madh dhe milionat e tyre do të derdheshin nëpër këmbët e Mbretëreshës Bertges.(kujtoni kur në Shqipëri njerëz nga të katër anët e vendit çonin tufat e lekëve në firmat piramidale duke i hedhur në zyrat e tyre si topa lecke pa i numëruar farë)

Duket e pabesueshme nëse e themi kaq shkurt. Por ishte fatale që një grua dosido, një ish punonjëse hoteli, do të bëhej drejtuesja e ``Klubit të Mbretërve Europiane`` dhe anëtarët e shumtë do të bëheshin budallenjtë e saj. Ky nuk ishte një rast i çfarëdoshëm mashtrimi investitorësh, por një nga rastet më të mëdha deri atëherë në historinë e Republikës Gjermane. Procedura e falimentimit që u hap më 1996, (çuditërisht ky vit përkon edhe me periudhën kur sapo filloi procesi i falimentimit të firmave piramidale në Shqipëri) shpërtheu të gjitha rastet e paprecedente të ndodhura deri atëherë, (pse jo, ndoshta edhe atë shqiptar) që edhe pse i gjithë biznesi u ushtrua vetëm 3 vjet, nga 1991 deri në 1994, thithi një dimension gjigant investitorësh: Shefat e Klubit të Mbretërve Europiane (EKC) grumbulluan mbi 2 miliard Marka nga rreth 100,000 investitorë në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe krejtësisht pa asnjë plan biznesi apo investimi.

Klubi – kështu u quajt më pas nga Gjykata – ishte sajuar që në fillim si një sistem mashtrimi piramidal apo sistemi mashtrimi i topave të borës, i cili paratë e investitorëve të rinj do ti përdorte për të financuar pagesat e investitorëve të vjetër. Klubi i kishte joshur anëtarët e tij duke u premtuar secilit prej tyre se brenda një viti do të mundnin  të përfitonin 70% interes të shumës së kapitalit që ata kishin investuar. Një premtim të ardhurash që sot do ti dukej çdo financieri e llahtarshme dhe që do ti digjte menjëherë të gjitha llambat e alarmit të sigurisë financiare. Por sistemi i Klubit ishte thjesht sa i pabesë aq dhe përfundimisht gjenial. Aq gjenial sa dhe vetë anëtarët e mashtruar edhe në sallën e gjyqit kërcënonin gjykatësin: “Sistemi mund të funksiononte –  vetëm nëse autoritetet e prokurorisë nuk do e kishin penguar aq keq, dhe  ata e penguan ndoshta sepse ishin vetë ziliqarë për fitimet që kishim ne”, shpreheshin ata.

Klubi deklamonte kundër sistemit të bankave dhe punëve angari të tyre. Ai i mashtronte njerëzit duke u thënë se do të merrnin interesa të mëdha edhe me shumat e vogla që ata investonin. Dhe drejtuesit e Klubit me propagandën e tyre kritikonin bankat duke u treguar investitorëve se, kur ne si Klub jemi në gjendje tu paguajmë interes 70% pa shumë mundim atëherë bankat me biznesin e tyre të paktën duhet të fitojnë 100%, por sistemi i tyre është kundër jush. Kritikat kundër bankave ishin në atë kohë aq popullore sa janë edhe sot.
Kjo i nervozonte investitorët prandaj edhe propaganda e klubit zinte vend.

Për këtë duhej dhe marifeti psikologjik i Damara Bertges-it, “Mbretëresha” e Klubit të Mbretërve. Ajo tallte dhe joshte në të njëjtën kohë publikun me karizmën e saj dhe fjalët e mëdha që përdorte. Ajo shpallte veten e saj “Një Mbretereshe të Zemrave”, një Franke denbabaden nga Schëeinfurti që vishej me një prirje me ngjyra te forta dhe modele të gjera, por që asnjëherë nuk u shfaq në mënyrë ekstravagante – për këtë dukej edhe më shumë e përzemërt. Këto afrimitete me anëtarët e Klubit arritën deri aty sa ajo vetë, edhe pse para gjyqit, u drejtohej tërë rrezatim dhe krenari fansave të saj dhe ata e brohorisnin si të ishte një lidere sekti fetar dhe i vendosnin asaj buqeta me lule dhe trëndafila të kuq në sallën e gjyqit. (kujtoni videot me skenat e turpshme të Rrapush Xhaferit – presidenti i firmës piramidale “Xhaferi” - në kohën kur piramidat në Shqipëri ende lulëzonin).

E vetëquajtura shpëtimtarja e investitorëve të vegjël, përshëndeste kuvendet e Klubit të saj kundër kapitalit të madh. Ajo skenonte me një paradë dhe himnin e vet, dhe i informonte investitorët e saj me revistën e Klubit me anë të së cilës do ti demonstronte atyre “lidhjet sociale, ekologjike, financiare dhe ekonomike” të Klubit dhe do tu mësonte atyre ``mekanizmin e rishpërndarjes``: Klubi i Mbretërve u shiste anëtarëve të tij 1400 franga copën e letrës, (``Letër me vlerë``) dhe nga kjo shumë, 200 franga, i shkonte për komision Klubit dhe ndërmjetësit të tij. Si rishpërndarje parash vepronte modeli i 12 muajve me nga 200 Franga çdo muaj.  Gjithsej 2400 franga pagesë për një prerje prej 1400 Frangash. Këtë copë letër e blenë nga klubi jo vetëm afro 100,000 shtetas lakmitare, por përveç kësaj një numër i madh prej tyre morën dhe kredi të mëdha që të mundnin të investonin sa më shumë tek Klubi. Në disa kantone të Zvicrës arriti që një në dhjetë banorë te investonte ne Klub, të shtyrë edhe nga miq e të njohur familjarë.

Përse funksionoi kjo? Sepse të ardhurit e rinj shihnin që anëtarëve të vjetër të klubit u shërbehej dhe ata merrnin përpikmërisht paratë. Pastaj në çdo kuvend të klubit shefja, Damara, thërriste disa anëtare në skenë dhe u tundte atyre duke qeshur një zarf plot me para në dorë. Është një nga hilet më të vjetra, me të cilat operuan edhe fillestarët e ``Letrave me varëse`` dhe ``Sistemit të piramidave``. Por patjetër nga kjo “zemërgjerësi” e madhe autoritetet shtetërore u treguan të ndjeshëm. Në 1992, një vit pasi Bertges me bashkëpunëtoret e saj kishin formuar klubin nën emrin ``Klubi i Mbretërve Gjermanë`` në Gelnhausen të rajonit të Frankfurtit, klubi u duk në radarët e autoriteteve të mbikëqyrjes financiare. Prokuroria filloi të investigonte. Që një organizate jo-fitimprurese pa një plan biznesi shiste bono me vlerë të madhe me garanci ripagese, kjo binte erë biznesi bankar të palejuar. Për shkak se Klubi nuk kishte licensë për të ushtruar veprimtari me letra me vlerë, ai u ndalua. Megjithate liderët nuk u shqetësuan shumë: Ata e ngjitën atë një shkallë më lart dhe e quajtën “Klubi i Mbretërve Europianë”, ndryshuan rezidencën nga Hassischen i Gjermanisë ne Stansstad të Zvicrës dhe ushtruan atje “biznesin” e tyre më tej.

Klubi rekrutonte anëtarë të tjerë. Nga ana tjetër ai ndërtoi një rrjet firmash, disa prej tyre në ishujt Karaibe, në Bahamas apo nëpër oaze fiskale europiane. Me anë të kompanisë ``EKC Re-insurance`` (ri-sigurimi EKC) në Dublin, Klubi drejtonte rrjedhën e parave të veta drejt një rrjeti kompanish në lidhje, që kohët e fundit përfshinte rreth 80 të tilla, dhe ku paraja thuajse rridhte pakuptueshëm. Kështu do të rrëfenin autorët përgjegjës më vonë para gjyqit. Me anë të këtyre trillimeve Klubi përpiqej të bindte mediat, të cilat kishin filluar të shprehnin publikisht kritikat e tyre për aktivitetin e tij, pasi kishte filluar të binte zilja prej kohësh e tatëpjetës së klubit. Ndërkohë si kundërargumenta të aktivitetit të firmës do të shërbenin edhe armiqësitë midis vetë anëtarëve të Klubit pasi historia e tij po shkonte drejt fundit, dhe pagesat nuk po kryheshin më aq kollaj sa më parë.

Kjo faktikisht funksionoi 3 vjet. Ndërkohë shefat e klubit kishin aprovuar për veten e tyre rroga mbretërore me nga gjysëm milioni Marka secili. Mbretëresha vetë fitonte për çdo ``letër me vlerë`` të shitur 10 marka duke bërë kështu të paktën 14 milionë Marka. Jo keq për një ish-punonjëse hoteli. Në Shtator të 1994 sistemi u përmbys. Prokuroria urdhëroi arrestime kundër 4 drejtuesve. EKC-ja, Klubi, vazhdoi deri në Tetor dhe me pas u mbyll. Klubi edhe nuk mundi më të shlyente detyrimet e veta. Pjesa e luanit të parave përfundimisht nuk ekzistonte më. Ajo ishte kthyer në pasuri të patundshme, por që nuk sillte fitim. Ishin dhënë ide të veçuara për kapitalet se si do të investoheshin, por gjoja ato kishin dështuar. Dhe shefat e klubit prej kohësh i kishin bërë erë paratë e rrogave të tyre. Gjykata e Frankfurtit mundi si fillim të siguronte vetëm 3.5 milionë nga 2 miliardë markat origjinale. Edhe pas një krehje shumë të përpiktë të librave kontabël dhe të kapitaleve të siguruara sipas të dhënave kompjuterike në Gelnhausen ngelën në fund 500 milionë Marka të zhdukura. Gjykata mbylli procesin e falimentimit të një prej mashtrimeve më të mëdha që kishte parë republika.
 
Gjyqtarët dhe prokurorët hapën sytë te çuditur. Fansat e Damarës kishin udhëtuar nga Austria e Zvicra me autobusë për të brohoritur e përkrahur shefen e tyre në bankën e akuzës akoma si një heroinë. Shefat e tyre të tjerë, ata poshtë Bertges, Man Harald, ish-mjek i forcave të armatosura Gunther Spachtholz dhe një prokuror kishin mashtruar për një kohë të gjatë dhe i kërkonin falje investitorëve. Ata morën secili rreth 4 vjet e gjysmë dënim me burg. Si viktima të mashtrimit disa investitorë ishin futur në borxhe kredie deri në fund të jetës së tyre, shumë morën trajtime psikologjike, një tjetër i dëmtuar i dha fund jetës së tij nga dëshpërimi. Vetëm ``mbretëresha`` qëndroi e fortë deri në fund. Ajo u prononcua se nuk do të pendohej dhe kishte dashur ti investonte në rregull paratë, por fatkeqësisht bashkëpunëtorët e saj nuk kishin dalë shumë të besueshëm. Ajo nuk donte t’ia dinte për paratë e humbura, dhe kishte kërkuar kontaktin e saj me njerëzit. Psikologu i saj biles konfirmonte që e gjithë kjo histori ishte e besueshme: “Nuk ishte pangopësia që Damara Bertges ushtroi, por përpjekja për kujdes, vëmendje dhe njohje”, shprehej ai.

Damara Bertges u dënua me 8 vjet heqje lirie, nga ato dy vjet do ti vuante në gjendje arresti dhe si përfundim vuajti dënimin vetëm për tre vjet e gjysmë. Mbas lirimit të saj ajo nuk u duk më publikisht dhe ``ndoshta`` mori drejtimin për në rrugën e milionave të zhdukur, në ishujt Bahamas.
(Start)

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: