Ishte qëllimi i EPFL-së në Lausanne të Zvicrës për të krijuar këtë laborator mësimi në kompleksin e saj, një objekt i hapur për të gjithë, me bibliotekën prej 500 000 vëllimeve, hapësirat për të studiuar si dhe hapesirat tjera shoqeruese, restorante dhe kafene, etj.
Nga jashtë objekti karakterizohet me ngritje specifike nga toka në disa pjesë të saj duke krijuar kështu vazhdimësi në hapësirë nga anë të ndryshme të ardhjes drejt hyrjes qëndrore.
Arkitektët e mirënjohur të këtij objekti SANAA kanë ruajtur me shumë kujdes këtë vazhdimësi edhe brenda në objekt. Kështu nga brenda kemi një artikulim specifik të hapësirave ku i gjithë objekti me një sipërfaqe prej 20 000 m2 formëson një hapësirë të vetme rrjedhëse duke i ngërthyer në vete hapësirat e shumta të ndryshme brenda saj pa ndonjë ndarje fizike. Ato janë të heshtura, të qeta, ose dinamike duke u ndarë kështu në zona të veqanta nëpërmes luginave, kodrave ose ngushticave dhe duke e ruajtur në të njëjtën kohë kontinuitetin ndërmjet tyre dhe hapësirës së jashtme ose oborreve të brendshme për të cilat projektuesit thojnë që transmetojnë në objekt emocion shumë miqësor.
110 milion frëng zvicerane ka kushtuar ky ndërtim dhe sponzor privat kanë kontribuar shumë për realizimin e këtij objekti, sponzori kryesorë është falemnderuar me emrimin e qendrës.
http://www.rolexlearningcenter.ch/the_building
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |








