;)

Harqet e ndryshkura

Si nga një gjarpër i kuq mbështillën hapsirat e galerisë së qendrës së dizajnit në Holon të Izraelit. Është Ron Arad nga Londra i cili me harqe gjigantë nga hekuri i ndryshkur e ka krijuar një ikonë të re në Izrael, duke ndërtuar „National Design Museum“ (DMH).

Idea e harqeve të hekurit të ndryshkur është që të lidhën dy volumetrit me hapsirat për ekspozim, ajo egzistuese dhe ajo e ndërtuar, të cilat në mes e krijojnë një oborr të mbrenshëm prej 400 m2. Tani muzeu në 3'200 m2, posedon pra dy hapësira për ekspozim, disa hapsira alternative si dhe hapësira për zyre, administratë dhe semianre. Muzeu do të hapet më 02. Shkurt 2010.



Ron Arad është dizajner i cili ka lindur në Tel Aviv dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në Londër. Në rastin e DMHsë Ron Arad në bashkëpunim me arkitektin izaraelit Asa Bruno ka luajtur edhe rolin e arkitektit. Ron Arad ishte në fakt i njohur për dizajnet e ulëseve të tij me metal shkëlqyes, me të cilat në fillim të vitit e kishte edhe një ekspozitë personale në „Centre Pompidou“. Mirëpo tani ai nuk e kursen veten edhe në arkitektur dhe muzeu i tij në Holon është ndërtimi i parë edhe pse ndërkohë ai e realizoj edhe një qendër tregtare „Mediacite“ në Liege të Belgjikës ku përdori poashtu harqe të metalt. Kështu tani arkitekti Ron Arad po i bën konkurencë dizajnerit Ron Arad.


http://www.dmh.org.il/

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: