Barak Obama në funeralin e presidentit polak

Presidenti amerikan, Barack Obama do të marrë pjesë në funeralin e homologut të tij polak, Leh Kaçinski, i cili vdiq në një aksident ajror në Rusinë perëndimore të shtunën.

Presidentët e Rusisë dhe Francës, Dimitry Medvedev e Nicolas Sarkozy, gjithashtu do të marrin pjesë në funeral në qytetin Krakow  të dielën.

Kaçinski dhe gruaja e tij Maria, do të varrosen në një dhomë të nëndheshme, afër liderit historik të Polonisë Jozef Pilsudski.

 Data e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale do të shpallet së shpejti.

Të gjithë 96 personat, sa ishin në bordin e aeroplanit, u vranë pas rrëzimit të tij, derisa po udhëtonin të merrnin pjesë në një memorial për viktimat e Stalinit në rajonin rus Smolensk.

Sipas bbc-së, spekulohet se Jaroslav Kaçinski, vëllai binjak i Leh Kaçinskit, mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: